Kurti takohet me pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me pjesëtarët e komunitetit kroat. Kështu është njoftuar përmes një komunikate ku është shtuar se, në takim është biseduar për nevojat e komunitet, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në Kosovë, shkruan lajmi.net. Po ashtu në takim është diskutuar edhe lidhur me projektin që ka…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me pjesëtarët e komunitetit kroat.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate ku është shtuar se, në takim është biseduar për nevojat e komunitet, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu në takim është diskutuar edhe lidhur me projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së kryeministrit.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Kurti priti në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë
Prishtinë, 9 nëntor 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë. Së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, zëvendëskryeministren Emilija Redžepi dhe këshilltaren për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing, biseduan për nevojat e komunitetit, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në Kosovë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për Vitin për persona me aftësi të kufizuara, të shpallur nga Qeveria, si dhe punën që bën Antigona Šestan nga komuniteti kroat, nga OJQ “Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës” për personat me nevoja të veçanta.
U bisedua edhe lidhur me projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, punën e përbashkët me komunitetin kroat në projekte kulturore, si dhe për punësimin e këtij komuniteti. Gjithashtu, u fol edhe për fondet emergjente të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që janë ndarë për pjesëtarët e komunitetit kroat me kushte të vështira. /Lajmi.net/