Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sipas Qeverisë, në urim thuhet: “Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me…

Lajme

19/02/2025 17:42

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Qeverisë, në urim thuhet: “Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë”.

Më tej, ai i ka uruar kryeministrit dhe popullit tonë lumturi dhe prosperitet.