“Kurti po dëshiron lojëra, e jo ujdi politike”, godet deputetja Bytyqi

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se sikur të kishte dashtë kryeministri Albin Kurti, zgjedhja e presidentit kishte ndodhur para një muajin “Kjo është vetëm loja e kryeministrit Kurtit që po mundohet që këtë afat kohor ta shfrytëzojë dhe në momentin e fundit, përseri kandidatët të cilët janë nga Lëvizja Vetëvendosje t’i qet…

Lajme

07/04/2026 23:56

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se sikur të kishte dashtë kryeministri Albin Kurti, zgjedhja e presidentit kishte ndodhur para një muajin

“Kjo është vetëm loja e kryeministrit Kurtit që po mundohet që këtë afat kohor ta shfrytëzojë dhe në momentin e fundit, përseri kandidatët të cilët janë nga Lëvizja Vetëvendosje t’i qet dhe duke e parë që nuk i ka numrat të vazhdoj kështu. Ne e dijmë mirë që zgjedhja e presidentit gjithmonë ka ndodh e marrëveshje politike mirëpo këtë herë  ne po e shohim që kryeministri Kurti nuk po do marrëveshje politike  duke e ditur që nuk I ka 8- vota në kuti dhe krejt kjo është arsyeja  se përse Kurti nuk po e donë marrëveshjen politike” ka thënë Bytyqi në Klan Kosova.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se ka bërë thirrje që të mbledhjen të gjithë kryetarët e partive politike në një tavolinë  dhe ta gjejnë një kandidatë konsesual.