Kurti pas fitores së Kosovës: Me ty, gjithmonë!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas fitores historike të Kosovës kundër Sllovenisë, që “Dardanëve” ua siguron matematikisht fazën “Play Off” për kualifikime në Botëror. Kurti në postimin e tij tha se fazën tjetër, Kosova do të hyjë me vetëbesim, transmeton lajmi.net. “Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë…

Lajme

15/11/2025 22:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas fitores historike të Kosovës kundër Sllovenisë, që “Dardanëve” ua siguron matematikisht fazën “Play Off” për kualifikime në Botëror.

Kurti në postimin e tij tha se fazën tjetër, Kosova do të hyjë me vetëbesim, transmeton lajmi.net.

“Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë me vetëbesim. Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, shkroi Kurti në postimin e tij./lajmi.net/