Kurti nga Londra: Të hënën ose bëhet qeveria, ose shkohet në zgjedhje – ka shumë xhelozi e inate
Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e hëna do të jetë ditë vendimtare për fatin e qeverisë së re. Gjatë një takimi me mërgatën shqiptare në Londër, Kurti u shpreh se situata politike është në një pikë kritike. “Do të përpiqemi maksimalisht deri me ditën e diele më së…

Lajme
Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e hëna do të jetë ditë vendimtare për fatin e qeverisë së re.
Gjatë një takimi me mërgatën shqiptare në Londër, Kurti u shpreh se situata politike është në një pikë kritike.
“Do të përpiqemi maksimalisht deri me ditën e diele më së largu, se të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose ekmi bërë qeverin ose jo. Prandaj në këto ditët e mbetura jemi t’u komuniku jemi t’u bisedu, nuk është kollaj sepse është intoksiku atmofera shumë ka shumë xhelozi inate e cinizëm shumë më shumë se. Por jemi ku jemi këtu do të për piqemi maksimalisht që ta bëjëm qeverinë. Po siç po shihet alternativa do të shkojmë zgjedhje prapë ose do ta bjëmë një qeveri ose do të shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.”, transmeton lajmi.net.
Ai bëri të ditur se procesi i negociatave me partitë tjera po vështirësohet jo për shkak të mungesës së vullnetit për bashkëpunim, por për shkak të kalkulimeve politike dhe mungesës së sinqeritetit nga disa subjekte.
Në këtë kontekst, Kurti për herë të parë zbuloi edhe ofertën që i kishte bërë Nismës Socialdemokrate.
Sipas tij, Fatmir Limajt i ishte ofruar posti i nënkryetarit të Kuvendit, një ministri dhe dy zëvendësministra.
Kjo ofertë, theksoi Kurti, ishte në përputhje me fuqinë parlamentare të Nismës dhe ishte bërë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për formimin e qeverisë.
Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme, ai nuk përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të hënën./lajmi.net/