Kurti në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e Presidentit: Do ta pranonim edhe Vjosa Osmanin, veç le t’i sjellin nënshkrimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tërhequr Hatixhe Hoxhën nga gara për Presidente. Ai ka thënë se tani po i presin nënshkrimet e LDK-së për kandidatin e tyre që do të jetë në garë me Feride Rushitin, shkruan lajmi.net. I pari i ekzekutivit kur kanë mbetur më pak se katër orë për t’u zgjedhur Presidenti,…

Lajme

28/04/2026 20:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tërhequr Hatixhe Hoxhën nga gara për Presidente.

Ai ka thënë se tani po i presin nënshkrimet e LDK-së për kandidatin e tyre që do të jetë në garë me Feride Rushitin, shkruan lajmi.net.

I pari i ekzekutivit kur kanë mbetur më pak se katër orë për t’u zgjedhur Presidenti, ka thënë se e pranojnë edhe emrin e Vjosa Osmanit nëse e propozon LDK-ja bashkë me 15 nënshkrimet e tyre.

“Do ta pranonim edhe emrin e Vjosa Osmanit, vetëm le ta sjellin edhe me datë e me emër. Do të pranonim, vetëm le të na sjellin. Ne fare s’e kemi kë e sjell si kandidat LDK, vec le ti sjellë nënshkrimet”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/