Kurti ndalet në ekspozitë në holl të Kuvendit derisa Osmani po zhvillon takimin për të caktuar datën e Zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimet konsultative me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare. Osmani është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamaza, duke diskutuar për përcaktimin e një date të mundshme për…

Lajme

06/03/2026 13:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimet konsultative me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Osmani është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamaza, duke diskutuar për përcaktimin e një date të mundshme për zgjedhje, raporton lajmi.net

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti nuk ka marrë pjesë në këto konsultime. Ai qëndron në hollin e Kuvendit, ku po merr pjesë në një ekspozitë të organizuar në nderë të Epopesë së UÇK-së.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, vendim ky që ka hapur rrugën për zgjedhje të reja parlamentare, duke intensifikuar konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve./Lajmi.net/