Kurti mirënjohës ndaj Osmanit për përpjekjet e suksesshme për njohje nga Siria
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ia ka atribuuar presidentes Vjosa Osmani suksesin për njohen e Kosovës nga Siria. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se nga sot do të angazhohen që lidhjet mes dy vendeve të fuqizohen. “Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tri njohje…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ia ka atribuuar presidentes Vjosa Osmani suksesin për njohen e Kosovës nga Siria.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se nga sot do të angazhohen që lidhjet mes dy vendeve të fuqizohen.
“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tri njohje dhe tri partneritete të reja më shumë për vendin tonë”.
“Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë. Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, ka shkruar Kurti.