Kurti mbështetet fuqishëm te mërgata, pas thirrjeve më herët – ai i drejtohet edhe me video që të vijnë e të votojnë
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka publikuar një mesazh të ri drejtuar mërgatës, duke u bërë thirrje që të regjistrohen për votim nga jashtë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në postimin e tij, Kurti iu drejtohet bashkatdhetarëve që nuk kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Kosovës gjatë ditëve të votimit,…
Lajme
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka publikuar një mesazh të ri drejtuar mërgatës, duke u bërë thirrje që të regjistrohen për votim nga jashtë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në postimin e tij, Kurti iu drejtohet bashkatdhetarëve që nuk kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Kosovës gjatë ditëve të votimit, duke u ofruar linkun zyrtar të regjistrimit:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që nuk keni planifikuar të udhëtoni për Kosovë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është linku për regjistrim për votim nga jashtë vendit”, shkruan Kurti./Lajmi.net/