Kurti “kërcënon” opozitën se rezultati nuk do të ndryshoj: Mund të ketë ndonjë lëvizje, unë nuk shoh diferencë të madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një mesazh opozitës nëse shkohet në zgjedhje të reja. Ai tha se zgjedhjet e reja nuk mund të prodhojnë rezultat ndryshe, transmeton lajmi.net. “Nuk është tek 61shi, por tek 80shi. Në këtë situatë që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re, do të ketë një lloje vazhdimi…

Lajme

06/03/2026 16:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një mesazh opozitës nëse shkohet në zgjedhje të reja.

Ai tha se zgjedhjet e reja nuk mund të prodhojnë rezultat ndryshe, transmeton lajmi.net.

“Nuk është tek 61shi, por tek 80shi. Në këtë situatë që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re, do të ketë një lloje vazhdimi të agonisë legjislative institucionale, që është e panevojshëm dhe e padrejtë. Zgjedhjet e reja mund të kushtojnë 10 milionë euro. Vështirë të nxjerremi edhe me një palë zgjedhje të reja pa 10 milionë euro, për ta përsëritur rezultatin, mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël, por unë nuk shoh diferenca të mëdha. Po e presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.

Kurti pastaj e zbuti gjuhën dhe falënderoi kryetarët e opozitës që kanë pranuar të takohen me të.

“Prej që e kemi votuar buxhetin, unë jam munduar me krejt çka mundem e di me partitë opozitare dhe më duhet të them se tash atmosfera është ndryshe. Qasja e kryetarëve të PDK-së dhe LDK-së është ndryshe nga viti 2025. Atmosfera është konstruktive, diskutimet janë korrekte. Unë i falënderoj Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun për këtë qasje të re. Tash edhe takohemi, edhe bisedojmë.”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/