Kurti ‘harron’ se nesër fillon gjykimi ndaj Hajdarit, flet për vepra “super korruptive” të Qeverive të kaluara – Thotë se do të disiplinoj gjyqtarët e prokurorët
Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe njëkohësisht kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot përmes një videomesazhi, në Javën Kundër Korrupsionit, ka folur për vepra “super korruptive” që ai thotë se i kanë bërë qeveritë e kaluara. Ai ka thënë se pesë vite më parë, kur VV e ka marrë mandatin qeverisës përveç…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe njëkohësisht kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot përmes një videomesazhi, në Javën Kundër Korrupsionit, ka folur për vepra “super korruptive” që ai thotë se i kanë bërë qeveritë e kaluara.
Ai ka thënë se pesë vite më parë, kur VV e ka marrë mandatin qeverisës përveç një perceptim apo realit, ishte një sistem i ngritur për t’i mbrojtur dhe pasuruar zyrtarët e korruptuar.
I pari i Qeverisë në detyrë, thya se qytetarët i larguan me votë politikanët e korruptuar, ndërsa thotë se ata e çmontuan sistemin që i mbronte ata.
Ai thotë se ata kanë ndryshuar kornizën ligjore dhe kanë deponuar qindra lëndë në Prokurori, kanë miratuar pakon e ligjeve kundër korrupsionit që thotë se janë të ndërlidhura me të ardhurat, dhuratat dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë. Kurti gjithashtu tha se e kanë qartësuar mandatin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe se brenda këtyre pesë viteve kanë miratuar dy herë Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.
“Si rezultat, në këto pesë vite jemi përmirësuar për 31 vende në Indeksin kundër korrupsionit ose për 6 vende çdo vit. Korrupsioni dhe krimi janë të ndërlidhur. Zyrtarët e korruptuar jo vetëm që nuk e ndalojnë por e mundësojnë krimin. Gjatë qeverisjes sonë, shkatërruam 146 grupe kriminale, ndërkohë që u arrestuan 350 zyrtarë publikë dhe u konfiskuan 6.7 ton drogë. 23 laboratore të drogës u shkatërruan, përfshirë këtu 13 në veri të vendit. 10 objekte të laboratoreve ilegale të kriptovalutave u mbyllën dhe janë konfiskuar qindra pajisje. Dogana në anën tjetër, ka sekuestruar 61.2 milionë euro asete”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se i kanë mbyllur gjithashtu edhe veprat “superkorruptive” të qeverive të kaluara dhe paratë i kanë takuar shtetit.
“Qindra miliona euro shkuan në xhepat e zyrtarëve të korruptuar për më shumë se një dekadë nga veprime korruptive. E kur ekonomisë i largohet korrupsioni dhe krimi, atëherë çlirohet potenciali dhe ekonomia rritet. Si rezultat i veprimeve tona, papunësia nga 26% ra në më pak se 11%. Ekonomia u ngrit nga 7 në 12 miliardë euro; buxheti i shtetit u rrit nga 2.4 miliardë në 4 miliardë euro. Rritja e ekonomisë mbi 70% dhe për 2/3 e buxhetit të shtetit brenda 5 viteve është tregues më i mirë i luftimit të korrupsionit. Rezultatet edhe më të mira do t’i kishim sikur mos të bllokohej reforma anti-korrupsion nga Gjykata Kushtetuese e sidomos Byroja shtetërore për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme. Por, siç e thotë populli, kjo vetëm vonim, se shpëtim nuk ka”, ka shtuar Kurti në atë videomesazh.
Ai duke iu drejtuar qytetarëve, tha se transparenca është thelbi i Strategjisë së re kundër Korrupsionit që thotë se ka kaluar çdo diskutim e vlerësim publik.
“Me marrjen e mandatit të ri, do të miratojmë në Qeveri dhe do të bëjmë udhëzues për institucione në hartimin e politikave të tyre. Do t’i lidhim sistemet ashtu që Thesari, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe Kadastri të mos mund të punojnë pa ndarjen e informacioneve në mes tyre”, k shkruar Kurti.
Ai ka folur pak edhe për ndryshime në gjykata dhe në Prokurori, për çka thotë se do të ndihmojë në “disiplinim” të gjyqtarëve e prokurorëve.
“Do të sigurohemi që gjyqtarët dhe prokurorët përdorin sistemin elektronike për ndarjen e lëndëve ashtu që të ndalohet përfundimisht abuzimi në trajtim lëndësh e në vendimmarje, veçori kjo e dalluar sistemit prokurorial. Kështu, çdo qytetarë do të dijë sakt çfarë ka ndodhur në lëndën e tij në sistem: kur ëhstë regjistruar, kur është trajtuar, pse nuk është trajtuar siç duhet dhe kush bart pasojat për këtë. Një gjë e tillë do të ndihmojë në vendimmarrjen e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial në disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, e do të sjell llogaridhënien e shumëkërkuar nga ky sistem karshi publikut.”, ka shtuar Kurti.
Kurti thotë se më parë kishte shumë më shumë korrupsion por më pak zhurmë për prezencën e tij.
“Ai nuk luftohej sepse shteti ishte i kapur. Sot kur ekonomia e buxheti i shtetit është shtuar me miliarda, kur janë luftuar e larguar abuzuesit e homologimeve, asfaltimeve e terminaleve duke kursyer qindra miliona euro, ka ngelur vetëm zhurma. E më të zhurmshit janë ata që kanë humbur më së shumti. Por, me qeverisje të mirë e transparente, nga taksat e qytetarëve duhet të fitoj qytetari dhe të forcohet shteti. Për herë të parë, fitojnë nënat e fëmijët, bujqit dhe fermerët, ushtria e policia, rendi dhe ligji”, ka shtuar Kurti.
Ndonëse ai e ngrit lartë punën e qeverisë së tij për të luftuar korrupsionin, harron dhe nuk e përmend fare që nesër fillon gjykimi për ministren e tij, Rozeta Hajdarin për korrupsion apo saktësisht për abuzim me rezerva shtetërore. Përveç Rozetës, për korrupsion akuzohet edhe Nagip Krasniqi ish kryeshefi i KEK-ut. /Lajmi.net/
Video e plotë e Kurtit: