“Kurti gënjeu sërish” – Azemi kërkon sanksione për Vuk Hamoviq: Ai fiton mbi 70 milionë ankande në muaj për bartje të rrymës

Visar Azemi, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për deklaratat e tij lidhur me marrëveshjet e energjisë elektrike dhe kompaninë e Vuk Hamoviqit. Në një postim në rrjetet sociale, Azemi ka thënë se Kurti ka gënjyer duke pretenduar se Hamoviq nuk fiton para nga Kosova dhe se…

Lajme

12/12/2025 10:41

Visar Azemi, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për deklaratat e tij lidhur me marrëveshjet e energjisë elektrike dhe kompaninë e Vuk Hamoviqit.

Në një postim në rrjetet sociale, Azemi ka thënë se Kurti ka gënjyer duke pretenduar se Hamoviq nuk fiton para nga Kosova dhe se shteti nuk blen energji nga djali i ish-gjeneralit serb.

“Të gjitha faktet tregojnë të kundërtën”, shkruan Azemi, duke vlerësuar se Hamoviq fiton mbi 70 milionë euro në muaj nga ankandet për bartjen e energjisë elektrike në Kosovë.

Ai gjithashtu ka kritikuar partnerin e qeverisë për bllokimin e linjës së interkoneksionit me Shqipërinë dhe për abuzimin me çmimet e energjisë në kurriz të qytetarëve.

Visar Azemi ka kërkuar që të shqyrtohen masa dhe sanksione kundër Vuk Hamoviqit, duke theksuar se situata duhet të adresohet sa më shpejt për të mbrojtur interesin e qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë: 

Mbrëmë kryeministri në detyrë gënjeu sërish.
Ai tha se Vuk Hamoviq nuk fiton para nga Kosova dhe se shteti ynë nuk blen rrymë nga djali ish-gjeneralit serb.
Por të gjitha faktet dëshmojnë të kundërtën që e tha Kurti.
Vuk Hamoviq i fiton mbi 70 milionë ankande në muaj për bartje të energjisë elektrike në Kosovë.
Po ashtu, partneri i kësaj qeverie Vuk Hamoviq e mbanë të bllokuar linjen e interkoneksionit me Shqipërinë.
Të mos harrojmë se Vuk Hamoviq është duke abuzuar me çmime në kurriz të qytetarëve të Kosovës.
Prandaj, duhet që sa më shpejt t’i vendosim sanksione Vuk Hamoviqit./lajmi.net/