Kurti e shaplos ofertën: Le të kalojë Presidenti sot, zotohem se të enjten kalon në lexim të dytë Ligji për Specialen

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një zotim publik lidhur me votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një konferencë për media, Kurti ka deklaruar se nëse Presidenti i ri zgjidhet sot, atëherë të enjten paradite do të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen, raporton lajmi.net “Le…

Lajme

06/10/2026 15:39

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një zotim publik lidhur me votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, Kurti ka deklaruar se nëse Presidenti i ri zgjidhet sot, atëherë të enjten paradite do të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen, raporton lajmi.net

“Le të kalojë Presidenti sot, zotohem para jush se të enjten paradite kalon në lexim të dytë ajo e Speciales”, tha Kurti në konferencë për media./Lajmi.net/