Kurti: Duhet bashkëvepruar me ekipet mbrojtëse që të mos iu bëjmë dëm 4shes në Hagë, do bëjmë çka mundemi për korrigjimin e aktgjykimin në Apel

Kryeministri Albin Kurti, konfirmoi se të dielën ka takuar të parin e PDK-së, Bedri Hamza dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në takime të ndara. Ashtu siç edhe raportoi lajmi, Kurti takoi dyshen para seancës së Kuvendit ku u votua Deklarata e përbashkët. “Të dielën kam zhvilluar takim të ndara me kryetarët e PDK-së dhe…

Lajme

30/09/2026 10:41

Kryeministri Albin Kurti, konfirmoi se të dielën ka takuar të parin e PDK-së, Bedri Hamza dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në takime të ndara.

Ashtu siç edhe raportoi lajmi, Kurti takoi dyshen para seancës së Kuvendit ku u votua Deklarata e përbashkët.

“Të dielën kam zhvilluar takim të ndara me kryetarët e PDK-së dhe të LDK-së, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku për të diskutuar në lidhje me veprime te përbashkët në raport me aktgjykimin e padrejtë dhe të rëndë të 16 shtatorit dhe për sfidat që na presin përpara. Deklarat e miratuar me 99 vota për në Kuvendin e Kosovës është hapi i parë i përbashkët që më shumë se sa që krijon efekt juridik është shprehje e vullnetit të popullit nëpërmjet të zgjedhurve të tij”,deklaroi Kurti.

Ai tha se përshëndet këtë hap fillestar.

“Përshëndes këtë hap fillestar dhe thërras në bashkëpunim të ngushtë nëpërmjet subjekteve parlamentare në këtë çështje të interesit shtetërorë, duke bashkëvepruar me ekipet mbrojtëse sikurse me ekspertë të fushës ashtu që të mos gjendemi në situata ku vendimet tona do të mund të përdoreshin si rëndesë apo dëm për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin”.

Kurti deklaroi se si qeveri do të bëjnë çka dimë e mundemi për korrigjimin e këtij aktgjykimi kur të vie Apeli e drejtë tij.

“UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj vrasjeve e masakrave,dëbimeve masive pastrimit etnik e gjenocidit nga Serbia.Aj oshte bartëse e drejtë e popullit”./Lajmi.net/