Kurti bisedoi në telefon me Macron-in: Kryerësit e sulmit në Banjskë janë ende të lirë

Kryeministri Kurti ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka dhënë detaje nga kjo bisedë, deri sa ka treguar se Macron ka shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Sa i përket temës së procesit të dialogut në…

Lajme

24/04/2024 16:09

Kryeministri Kurti ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka dhënë detaje nga kjo bisedë, deri sa ka treguar se Macron ka shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sa i përket temës së procesit të dialogut në Bruksel dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti insistoi në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit”, thuhet në komunikatë.

Gjatë kësaj bisede, Kurti e ka njoftuar Macronin se kryerësit e sulmit në Banjskë në krye me Millan Radoiçiq vazhdojnë të jenë të lirë, deri sa i tregoi edhe për presionin, frikësimin dhe shantazhet e vazhdueshme që Qeveria e Serbisë po i bën qytetarëve të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.