Kurir: Daçiq e pyet në Budvë Kolindën për filmin pornografik

Në vend që të bisedojë për problemet dhe çështjet më të rëndësishme të raporteve mes Kroacisë dhe Serbisë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka diskutuar me të paren e shtetit fqinj, lidhur me spekulimet për xhirimin e një filmi me skena pornografike.

Lajme

12/06/2015 18:29

Këtë gjest, “Kurir” e konsideron si një gafë tjetër e cila, sipas tyre, nuk është e para, dhe se nuk është aspak e hijshme për një shef të diplomacisë së shtetit.

Gafa e tij e fundit, sipas këtij mediumi, është pikërisht kjo në Samitin e fundit në Budvë me ç’rast ai, në vend që të bisedojë për çështjet më të rëndësishme, në një bisedë joformale, vendosi ta ngacmojë atë për filmin me skena pornografike, e që supozohet se e montuan mediat serbe menjëherë pas zgjedhjes së Kolinda Kitaroviqit si presidente e Kroacisë, madje sipas tyre, në prani të përfaqësuesve tjerë të lartë të diplomacive të shteteve tjera.

Kurir, ka renditur edhe gafat dhe skandalet tjera gjatë vizitave dhe takimeve të tij, duke e konsideruar si jo të denjë për postin që mban si Shef i Diplomacisë serbe.