Kur i duheshin votat për të siguruar mandatin e dytë si Presidente doli “krah për krah” me djalin e Thaçit – Si u zhduk Osmani kur 100 mijë veta kërkuan drejtësi për çlirimtarët?

Në marshin masiv të mbajtur këtë të shtunë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra në sy mungesa e kësaj radhe e Vjosa Osmanit. Përgjatë marshimit ku morën pjesë rreth 100 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova, diaspora e rajoni, sheshet e kryeqytetit u mbushën me simbolet e UÇK-së dhe…

Lajme

12/09/2026 21:00

Në marshin masiv të mbajtur këtë të shtunë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra në sy mungesa e kësaj radhe e Vjosa Osmanit.

Përgjatë marshimit ku morën pjesë rreth 100 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova, diaspora e rajoni, sheshet e kryeqytetit u mbushën me simbolet e UÇK-së dhe flamuj kombëtarë, vetëm katër ditë para vendimit përfundimtar të Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, i cili do të shpallet më 16 shtator, transmeton lajmi.net.

Ndryshe nga organizimi i kaluar “Marshi për Drejtësi”, ku Osmani shihej në rreshtat e parë të parakalimit krah Bedri Hamzës së PDK-së dhe birit të ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçit, kësaj radhe ajo zgjodhi të mos ishte pjesë e këtij organizimi mbarëpopullor.

Në atë kohë, prania e saj në marsh po interpretohej si një lëvizje për sigurimin e votave të deputetëve të PDK-së për një mandat të dytë në krye të Presidencës — një synim që më pas nuk gjeti mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tubimi i sotëm i organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” pason iniciativën “7 Zjarret në 7 Zonat Operative të UÇK-së” dhe u përmbyll si një nga ngjarjet më masive në kryeqytet. Organizatorët kanë njoftuar se mbështetja do të vijojë edhe direkt në Hagë më 15 shtator, në natën e pritjes para seancës vendimtare./lajmi.net/