Kur do të përfundojë sezoni i futbollit? UEFA ka dy mundësi

Edhe pas shtyrjes së Kampionatit Evropian për vitin 2021 dhe lejimin e ligave që kampionatet t’i përfundojnë deri më 30 qershor, një gjë e tillë duket e vështirë se do të ndodh.

Sport

26/03/2020 09:17

E gjitha kjo pas krizës së madhe të shkaktuar nga koronavirusi, i cili tashmë ka mbërritur në të gjitha vendet e Evropës.

Askush nuk e di se kur kampionatet do të vazhdojnë, e pak flitet nëse ata do të përfundohen.

Më këtë rast, ‘Calcio e Finanza’ sjell dy mundësi të cilat UEFA po i konsideron për shtyrjen e kampionateve.

Mundësia e parë është që fillimisht të mbarojnë ligat e më pas të përfundojë faza e eliminimit direkt e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

Një tjetër mundësi është që të luhen ligat dhe në të njëjtën kohë garat evropiane në të njëjtën kohë, dhe në këtë mënyrë do të bëhet që të ketë numër të madh të ndeshjeve.

Ajo që është interesante të përmendet është opsioni për të përfunduar sezonin më së largu me 30 gusht.

Kjo do të sillte shumë ndryshime. Do të luhej edhe gjatë verës, lojtarët, kontratat të cilave u skadojnë më 1 korrik do të zgjatnin bashkëpunimin e tyre me klubet deri në fund të sezonit.

Afati kalimtar besohet të fillojë në shtator ose tetor, dhe të zgjas deri në janar./Lajmi.net/