Kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit? – Kurti: Dehari dëshiron ta thërras seancën pa dhunë, ata që po nxitohen po duan zgjedhje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me seancën konstituive se kur pritet të mbahet. Ai ka thënë se seancën e thërret kryesuesi që është Avni Dehari, shkruan lajmi.net. “Ju e dini që ai ka dhënë një shpjegim që ai dëshiron ta thërret seancën për konstituim të institucioneve,…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me seancën konstituive se kur pritet të mbahet.
Ai ka thënë se seancën e thërret kryesuesi që është Avni Dehari, shkruan lajmi.net.
“Ju e dini që ai ka dhënë një shpjegim që ai dëshiron ta thërret seancën për konstituim të institucioneve, pa incidente, pa dhunë dhe pa përpjekje për ta tensionuar edhe më tej situatën e për ta parandaluar stabilitetin institucional. Ata që po nxitohen për konstituim të Kuvendit në kohën kur nuk mbështesin zgjidhje për President, nuk po duan konstituim të Kuvendit por po duan zgjedhje të përsërituara që janë të panevohjshme por po duan edhe përsëritje të incidenteve”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nuk ka kuptim të insistosh në konstituim të Kuvendit atëherë kur e di që pas konstituimit në kushtet kur nuk e zgjedh dot Presidentin duhet të shkosh në zgjedhje. /Lajmi.net/