Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen katër ndeshje

Sot (e diel) do të mësohen edhe katër çerekfinalistët tjetër të Kupës së Kosovës.

Sport

08/12/2019 09:48

Me fillim nga ora 12:30, zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera të mbetur të Kupës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, skuadra e Arbërisë në cilësinë e vendasit, takohet me FC Prishtinën.

Gjilani pret në shtëpi 2 Korrikun, ndërsa Liria në ‘Përparim Thaçi’ takohet me Ferizajin.

Ndeshja e katërt e paraparë për t’u zhvilluar sot, është ajo mes Trepçës dhe Vushtrrisë./Lajmi.net/