Kupa e Italisë: Juventus mposht Fiorentinën, i shkon Interit në finale

Skuadra e Juventus është finalistja e dytë e Kupës së Italisë.

Sport

20/04/2022 22:57

‘Zonja e Vjetër’ ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Fiorentina, me rezultatin 2:0, dhe ka siguruar biletën për në finale të Kupës së Italisë, shkruan lajmi.net.

Federico Bernardeschi i dha epërsinë Juves në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me golin e minutës së 32’.

Juve gjeti golin edhe me Rabiot, por VAR anuloi gjithçka me pozitë jashtë loje.

Rezultatin final e vulosi Danilo në 90+4′, për fitoren 2:0 të Juventus.

Juventus me këtë fitore arrin finalen, atje ku e pret skuadra e Inter që u kualifikua dje pas fitores ndaj Milan.

Për Juventus ky mund të jetë trofeu i vetëm këtë sezon. /Lajmi.net/