Kupa e Amerikës vazhdon me dy super ndeshje – Messi me shokët i nënshtrohen sonte testit të parë
Një nga kompeticionet më interesante në futbollin e kombëtareve, Kupa e Amerikës, do të vazhdojë sonte me dy ndeshje shumë interesante.

Sport
Pas ndeshjes hapëse mes Brazilit dhe Bolivisë, është radha për dy duele tjera tejet interesante; Venezuela – Peru dhe Argjentina – Kolumbia.
Me fillim nga ora 21:00, Venezeula dhe Peruja do të përballen për ndeshjen e dytë të grupit A, me synimin për të ndjekur kombëtaren e Brazilit me tri pikë.
Kurse, sfida më interesante do të jetë ajo mes Argjentinës dhe Kolumbisë, e cila luhet me fillim nga ora 00:00, shkruan lajmi.net.
Messi me shokët do t’i nënshtrohen testit të parë të këtij kompeticioni, ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.
Argjentinasit do të japin maksimumin që të fitojnë trofeun e parë me Leo Messin, dhe synojnë që ta nisin me hapin e duhur kundër Kolumbisë. /Lajmi.net/