Kukësi luan baras me Debrecen, shuan ëndrrën për Ligën e Evropës

Kukësi i bashkohet skuadrave shqiptare që kanë dështuar në rrugëtimin e tyre drejt dy kompeticioneve më prestigjioze evropiane.

Sport

18/07/2019 21:50

Skuadra nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ka dështuar në dy takimet e tyre me Debrecenin, shkruan lajmi.net.

Pasi kishin humbur ndeshjen e parë me rezultatin 3:0, kuksianët nuk kanë arritur të triumfojnë as para tifozëve të tyre, duke luajtur baras 1:1.

Golin e parë në takimin e luajtur sonte e shënoi Valon Ethemi, kur po luhej vetëm minuta e 17’ e takimit.

Csaba Szatmari ishte ai që shënoi për 1:1, në minutën e 58’, për të shuar ëndrrën e Kukësit.

Kështu, Kukësi eliminohet nga garat për kualifikimin në Ligën e Evropës, duke u mposhtur 1:4 në rezultat total kundër Debrecenit. /Lajmi.net/