Kuka zbulon premtimin që mori nga Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar xhudistët e Kosovës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë. Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur se Hovenier i ka uruar për medaljet olimpike të fituara deri më tani, pesë sosh, por ka zbuluar edhe premtimin që ka marrë nga ai. “Premtoi që…

Sport

30/09/2024 15:20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar xhudistët e Kosovës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur se Hovenier i ka uruar për medaljet olimpike të fituara deri më tani, pesë sosh, por ka zbuluar edhe premtimin që ka marrë nga ai.

“Premtoi që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardshme”, ka shkruar ndër të tjera Kukan ë “Facebook”,

“Si gjithmonë afër nesh miku ynë Ambasadori i USA Hovenier. Erdhi të uroj medaljet e reja Olimpike për shtetin tonë. Premtoj që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardhshme për të na përkrahur Ne i shprehëm mirënjohje për vizitat që i bën ekipit tonë për të na inkurajuar drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Kuka.