Kryeministri Hoti thotë se s’ka karantinim në veri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në veri nuk është vendosur masa e karantinimit, pavarësisht se për këtë dje njoftuan shtabet komunale të komunave në veri.

Lajme

08/07/2020 20:15

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se askush s’mund të vendosë masë të karantinimit, pa marrë vendim Qeveria e Kosovës.

“Në veri vlen vetëm ligji i Kosovës, asnjë ligj tjetër. Ne si qeveri ne do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet e Kosovës, policia e Kosovës respektojnë vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës, asnjë vendim tjetër”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/