Kroos: Brazili favorit për Kupën e Botës

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur në lidhje me Kupën e Botës. Këtë vit do të zhvillohet Botërori, në Katar. Gara më prestigjioze për kombëtare do jetë interesante si çdo herë edhe këtë edicion, me skuadra të shumta që kërkojnë atë trofe. Se kush do ta fitojë Botërorin kanë folur shumë prej lojtarëve,…

Sport

29/09/2022 19:57

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur në lidhje me Kupën e Botës.

Këtë vit do të zhvillohet Botërori, në Katar.

Gara më prestigjioze për kombëtare do jetë interesante si çdo herë edhe këtë edicion, me skuadra të shumta që kërkojnë atë trofe.

Se kush do ta fitojë Botërorin kanë folur shumë prej lojtarëve, se fundmi edhe mesfushori i Realit, Toni Kroos.

Sipas tij, Brazili është favorit, pasi 32 vjeçari thotë se janë në rrugën e duhur për ta fituar.

Parashikimi i tij bazohet kryesisht në përshtypjet e tij personale nga stërvitjet në klubin e tij: “Ne kemi tre ose katër brazilianë që i shikoj çdo ditë dhe mendoj se janë shumë të mirë. Gjithashtu, Brazili ka nisur gjithçka në rrugën e duhur kohët e fundit. Brazili ka një përzierje të mirë të lojtarëve me përvojë dhe talenteve të rinj”, u shpreh ai për një medie gjermane.

Botërori i këtij viti fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor./Lajmi.net/