Kroacia fiton pa telashe ndaj Austrisë
Kroacia ka shënuar fitore të lehtë përballë Austrisë. Kombëtarja kroate ka marrë një fitore 1:3 në udhëtim kundër kombëtares së Austrisë, shkruan lajmi.net. Kroacia zhbllokoi sfidën qysh në minutën e 6’, kur Luka Modric dërgoi topin në rrjetë. Tre minuta më vonë, Austria barazoi me anë të Baumgartner. Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan me…

Sport
Kroacia ka shënuar fitore të lehtë përballë Austrisë.
Kombëtarja kroate ka marrë një fitore 1:3 në udhëtim kundër kombëtares së Austrisë, shkruan lajmi.net.
Kroacia zhbllokoi sfidën qysh në minutën e 6’, kur Luka Modric dërgoi topin në rrjetë. Tre minuta më vonë, Austria barazoi me anë të Baumgartner.
Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan me Livaja në minutën e 69’ dhe Dejan Lovren në minutën e 72’, për të vulosur rezultatin final 1:3.
Me këtë fitore, Kroacia mban pozitën e parë në grupin 1, duke lënë prapa Danimarkën, Francën. Austria radhitët në pozitën e fundit. /Lajmi.net/