Kriza nuk e prek klubin e Rennes, nuk ia shet Realit talentin e skuadrës
Rennes e di se është çështje kohe kur, Eduardo Camavinga nënshkruan për Real Madrid.
Sport
Kontrata e mesfushorit me klubin francez zgjat deri në vitin 2022 pasi ai e rinovoi atë për tre vjet shtesë në 2019-ën.
Pavarësisht interesit të fortë nga Los Blancos, skuadra e Ligue 1 shpreson se mund ta mbajë 17-vjeçarin e tyre të talentuar për pak më gjatë.
Rennes aktualisht renditet në vendin e tretë në Ligue 1 dhe ata mendojnë se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve do t’u jepte atyre një pikë të fortë kur bindnin Camavinga të qëndronte.
Disa raporte në Francë thonë se ish-presidenti i Rennes, Olivier Letang, i cili kishte zhvilluar bisedime me Real Madrid mbi Camavinga, ka arritur një marrëveshje me të riun – ”nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, ju qëndroni një sezon tjetër”.
Camavinga ka qenë një lojtar kryesor për Rennes këtë sezon, duke bërë 30 paraqitje në Ligue 1 dhe duke vendosur disa përformanca mbresëlënëse. Vlera e tij sillet rreth 60 milionë euro. /Lajmi.net/