Kriza e koronavirusit, Real Madrid mendon largimin e disa yjeve të skuadrës

Financat e Real Madrid nuk janë ende në 'zonën e kuqe' dhe ata janë duke u përpjekur të kalojnë sa më mirë që të mundet kriza e koronavirusit për të siguruar që të mos ketë kolaps financiar.

Sport

05/04/2020 16:19

Çfarëdo që të ndodhë me sezonin e ligës, Real Madridi po shikon përtej kësaj.

Ata kanë lënë para mënjanë për një situatë si kjo, por ata duhet të bëjnë ndryshime diku tjetër për t’u siguruar që ata të qëndrojnë jashtë ‘zonës së kuqe’ apo kolapsit financiar, transmeton lajmi.net.

Klubi dëshiron të lehtësojë ngarkesën financiare duke ulur faturën e pagave; këtë sezon ata kanë shpenzuar 284 milionë euro për paga dhe ata duan ta ndryshojnë atë me disa emra që pritet të lënë ‘Santiago Bernabeun’.

I pari që pritet ta pësojë nga kjo është uellsian Gareth Bale, i cili është i lidhur me një largim nga La Liga qysh moti, por edhe për shkak të pagës së lartë që ai merr. Të njëjtin fat pritet ta ketë edhe James Rodriguez.

Mariano Diaz do të jetë lojtari tjetër që pritet të lë Los Blancos.

Odriozola, i cili është i huazuar te Bayern, gjithashtu mund ta ndjek rrugën e njëjtë. Ashtu sikur Jesus Vallejo e Dani Ceballos, të dy të huazuar. /Lajmi.net/