Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA

Televotimi është mbyllur për Kristin, i cili po qëndronte në “shpellë” pas situatës së tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas largimit të tij dramatik dhe kapërcimit të murit, produksioni hapi një televotim për publikun, duke i dhënë mundësinë shikuesve të vendosin nëse Kristi duhet të rikthehet në lojë apo të largohet përfundimisht.…

ShowBiz

15/02/2026 08:31

Televotimi është mbyllur për Kristin, i cili po qëndronte në “shpellë” pas situatës së tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pas largimit të tij dramatik dhe kapërcimit të murit, produksioni hapi një televotim për publikun, duke i dhënë mundësinë shikuesve të vendosin nëse Kristi duhet të rikthehet në lojë apo të largohet përfundimisht.

Sipas rezultateve të televotimit, shumica e publikut ka votuar që Kristi të kthehet në shtëpinë e BBVA dhe të vazhdojë garën.

Ky vendim pritet të sjellë reagime të forta mes banorëve, pasi konflikti i tij me Mirin dhe situatat e fundit kanë krijuar tensione të mëdha.

Rikthimi i Kristit pritet të ndryshojë dinamikat e lojës dhe të sjellë përplasje të reja në shtëpi.