Kriminelët vazhdojnë të përdorin koronavirusin si armë kundër policisë

Kriminelët po vazhdojnë të përdorin koronavirusin si një armë kundër policisë me anë të pështymës, kollitjes ose teshtimës ndaj oficerëve.

Fun

04/04/2020 17:14

Oliver Cook, 35-vjeçar, u kap në kamera duke kërcënuar oficerët. Cook ishte arrestuar jashtë një supermarketi në Whitstable, pasi u përpoq të vidhte mish, transmeton lajmi.net.

Pamjet tregojnë se si Cook e thotë vazhdimisht frazën e tij “Unë kam korona, largohu nga unë” ndërsa qëndron i shtrirë në trotuar.

Ai u akuzua më vonë për dy akuza për sulm ndaj një punonjësi të urgjencës, vjedhje dhe dëm kriminal në incidentin e së dielës në mbrëmje.

Pasi pështyu në një nga oficerët që e kontrolluan, Cook goditi një tjetër ndërsa u fut në një furgon policie. /Lajmi.net/