Rama publikon pamje nga murali i Nënës Terezë: Aty do të jetë, në zemër të kryeqytetit!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video nga vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në qendër të kryeqytetit. Përmes një mbishkrimi në videon e publikuar, Rama ka theksuar se figura e Nënës Terezë e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Kosovës, transmeton lajmi.net. “Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video nga vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në qendër të kryeqytetit.
Përmes një mbishkrimi në videon e publikuar, Rama ka theksuar se figura e Nënës Terezë e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. 🇽🇰 Aty do të jetë! Urime Dita e Flamurit! 🇦🇱”, ka shkruar Rama.
Vendosja e muralit vjen pas zhvillimeve dhe përplasjeve të sotme lidhur me lokacionin ku ishte planifikuar fillimisht të vendosej ai./lajmi.net/
facebook.comPerparim Rama
