Krijon kuzhinën e ëndrrave me pajisje mesjetare
Një çift britanik vendosi një kantier franceze origjinale me 1.500 pajisje antike gatimi të cilat përdoren akoma për të bërë ushqim.
Fun
Britoni Z. Deeley një 77-vjeçar, ka qenë duke mbledhur vegla historike të gatimit që kur ishte gjashtë vjeç, kur një hallë i dha një tenxhere bakri, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Ai tani ka më shumë se 1.500 artikuj të çuditshëm dhe të mrekullueshëm që datojnë nga shekulli 13-të deri në shekullin 19-të.
Ai madje përdorë disa prej tyre për të pjekur mishin si kuzhinierët që kishin bërë në kohërat mesjetare.

Kur Z. Deeley, një ish-fermer dhe tregtarë antik, filloi të rivendoste pallatin historik në Gascony në vitin 1990, kuzhina për të ishte një rrënim.
Tani është një muze plotësisht i punës, ndërsa ai dhe gruaja e tij Melanie 71 vjeçare, jetojnë afër kështjellës.

Deeley shpjegon kështjellën e cila daton që nga vitet 1160, që nuk ishte përdorur në epokat e Napoleonit për sa i përket kuzhinës përpara së ai dhe Melanie ta rivendosnin atë. /Lajmi.net/