Kreu i gjyqtarëve anglezë pranon gabimin më të diskutueshëm të sezonit në Premierligë

Gjatë këtij edicioni Manchester City dhe Tottenham ndanë pikët me barazim 3:3 në ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të të Premierligës angleze. Pas ndeshjes, më i përfoluri ishte gabimi i gjyqtarit, Simon Hooper. Gjegjësisht, anglezi bëri një gabim të rëndë dhe të pakuptueshëm në pjesën e dytë dhe e dëmtoi shumë Manchester Cityn, dhe…

Sport

13/12/2023 15:06

Gjatë këtij edicioni Manchester City dhe Tottenham ndanë pikët me barazim 3:3 në ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të të Premierligës angleze.

Pas ndeshjes, më i përfoluri ishte gabimi i gjyqtarit, Simon Hooper. Gjegjësisht, anglezi bëri një gabim të rëndë dhe të pakuptueshëm në pjesën e dytë dhe e dëmtoi shumë Manchester Cityn, dhe në një mënyrë të pazakontë – duke dhënë një faull për ta, përcjell lajmi.net.

City nisi një kundërsulm premtues dhe pati një shans për të shënuar për 4:3. Rodri luajti pas Haaland, i cili pas një dueli me Emerson Royal arriti të mbajë ekuilibrin dhe të vazhdojë aksionin.

Kur Grealish po vraponte të dilte përball me portierin kundërshtar, gjyqtari kryesor ndaloi një goditje të lirë për Cityn, që ia humbi një rast ideal për golin e fitores. Për ta parë rastin kliko këtu.

Tani për këtë vendim ka folur edhe shefi i gjyqtarëve anglezë, Howard Webb.

“Ky është një gabim i gjyqtarit, VAR nuk ka një rol vendimtar. Gjyqtari vuri re fillimin e pamatur të Emerson ndaj Haaland, topi shkon prapa në atë moment. Gjyqtari hezitoi të linte avantazhin dhe më pas gjykoi se ishte e nevojshme të gjykohej një faull”, tha Webb./Lajmi.net/