Kreativiteti i një gruaje sjell personazhet e ndryshme të Disney me veshjet e saj të përditshme

Një grua vishet si personazhet e ndryshme të Disney çdo ditë duke përdorur rroba që ajo ka.

Fun

14/04/2020 09:28

Një grua është duke e bërë më shumë argëtuese izolimin duke u veshur si një personazh i ndryshëm Disney çdo ditë, duke përdorur vetëm rrobat që ajo tashmë ka në shtëpinë e saj, transmeton lajmi.net.

Isabel Burrows, po dëshmon që veshja e Disney nuk duhet të jetë e shtrenjtë apo e ndërlikuar. 22-vjeçarja ka qenë një fanse e Disney që kur ishte e vogël, dhe tani ajo po përdor izolimin si një mundësi për t’u bërë si personazhet e saj të preferuar.

Deri më tani, Isabel ka përfunduar Mary Poppins, Cruella, Ariel dhe Smee, shkruan Metro. Ajo gjithashtu ka përfunduar veshje për Peter Pan dhe John Darling, Alice in Wonderland’s Alice, Princess and the Frog’s Tiana, dhe Beauty and the Beast’s Belle.

Karakteri i saj i preferuar është Beauty and the Beast’s Belle. /Lajmi.net/