Krasniqi: Vrasja në Gjilan është tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me rastin e rëndë të vrasjes që ka ndodhur sot në Gjilan. Ai ka thënë se ky rast është një dhembje e madhe për të gjithë, shkruan lajmi.net. “Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po…

Lajme

10/08/2025 16:35

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me rastin e rëndë të vrasjes që ka ndodhur sot në Gjilan.

Ai ka thënë se ky rast është një dhembje e madhe për të gjithë, shkruan lajmi.net.

“Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë. Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka shprehur  ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.

Sot, në Gjilan tre persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

I dyshuari kryesor i kësaj ngjarje është Mefail Shkodra, i cili vitin e kaluar gjatë operacionit policor të realizuar më 21 qershor, kishte rënë nën pranga të Policisë së Kosovës.

Kjo pasi Policia e Kosovës saktësisht Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike kishin realizuar aksione për “luftimin e fajdes”.

Aksioni erdhi pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim.

“Policia e Kosoves, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ne bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, me datë 21.06.2024 ka filluar  realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale Fajde dhe Detyrim.Gjate datës 21.06.2024 janë arrestuar dhe janë dërguar ne mbajtje dy persona te dyshuar, ndërsa i dyshuari i tretë, nuk është gjetur ne shtëpinë e tij. Me date 24.06.2024, i njëjti (i dyshuari i trete) është identifikuar dhe pas intervistimit me vendim te Prokurorit është ndaluar për 48 ore per procedura te metejme ligjore”, ishte thënë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Krasniqit: