KQZ nis numërimin e votave nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave të dërguara nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale. Votimi jashtë vendit u realizua përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025. Pako me fletëvotime u tërhoqën më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së…

Lajme

17/10/2025 19:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave të dërguara nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale.

Votimi jashtë vendit u realizua përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025. Pako me fletëvotime u tërhoqën më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme dhe nga kutia postare brenda Kosovës, transmeton lajmi.net.

Nga 33,841 pako të pranuara, 29,636 u aprovuan për t’u numëruar, ndërsa 3,977 u refuzuan. Shumica e refuzimeve, 3,660 raste, lidhen me mungesën e dëftesës së regjistrimit, një dokument unik që lëshon KQZ-ja për çdo votues jashtë vendit, shpjegoi Elezi.

Ai raportoi gjithashtu progresin e numërimit në Qendrat Komunale. Deri të premten në orën 16:00, procesi ka përfunduar në 30 komuna, përfshirë Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë, Hani i Elezit dhe të tjera.

“Sipas të dhënave nga Qendrat Komunale, janë verifikuar rezultatet për 2,303 vendvotime për Kryetarë dhe për subjektet politike nga 2,308 vendvotime për Kuvendet Komunale. Numërimi i votave për kandidatët e Kuvendeve ka përfunduar nga 2,308 vendvotime. Nga gjithsej 5,142 kuti votimi për të dy llojet e zgjedhjeve, janë përpunuar 4,611,” theksoi Elezi./lajmi.net/