KQZ mbyll numërimin e votave me postë: Gati një e treta e pakove shpallen të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në QNR ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve në 18 komuna. Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë kanë mbërritur gjithsej 12,018 pako, prej të cilave 8,932 janë aprovuar, ndërsa 3,086 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit ka…

Lajme

15/11/2025 17:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në QNR ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve në 18 komuna.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë kanë mbërritur gjithsej 12,018 pako, prej të cilave 8,932 janë aprovuar, ndërsa 3,086 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit ka qenë mungesa e dëshmisë së regjistrimit, që është konstatuar në 3,009 raste, transmeton lajmi.net.

Gjatë datave 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete janë tërhequr 13,084 pako.

Në total, për këto komuna janë 29,752 qytetarë të regjistruar për të votuar me postë.

Njoftimi i plotë:

📢 NJOFTIM NGA KQZ
🕘 E shtunë, ora 15:00
1. Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):
📌 Në QNR ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të votimit me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.
🔍 Procesi i vlerësimit deri më tani:
Të pranuara në Kosovë: 12,018 pako
✔ 8,932 të aprovuara
❌ 3,086 të refuzuara
❌Arsyeja kryesore e refuzimit:
Mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.
📮 Gjatë 11–12 nëntorit janë tërhequr 13,084 pako nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete.
👥 Numri i votuesve të regjistruar për postë për këto komuna: 29,752.
Të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi.
2. Të premten, KQZ ka numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në vnevotime të veçanta dhe 1,441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.
Rezultatet nga numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta janë publikuar në platformën e rezultateve: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ në hapësirën e veçantë Rezultatet QNR.
Në të njëjtën platformë do të publikohen dhe rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës./lajmi.net/