KQZ mban mbledhje sot, në rend dite miratimi i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhje. Mbledhja do të filloj nga ora 18:00, shkruan lajmi.net. Në rend dite janë: 1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së; 2. Keshillat e KQZ   3. Keshilli per Operacione Zgjedhore   1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve…

Lajme

07/12/2025 16:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhje.

Mbledhja do të filloj nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Në rend dite janë:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Keshillat e KQZ

 

3. Keshilli per Operacione Zgjedhore

 

1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të

Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat Malishevë, Prizren dhe Mitrovicë e

Veriut, në kuadër të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të

datës 28.12.2025

 

2. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës se Këshillave të Vendvotimit për Zgjedhjet e

parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025;

 

3. Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit

 

4. Shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve

postare për votim jashtë Kosovës.

 

4.Të ndryshme.