Kounde nuk regjistrohet as për ndeshjen ndaj Real Sociedad

Jules Kounde nuk do jetë me Barcelonën as në xhiron e dytë të La Ligas. Kounde është lënë jashtë skuadrës së Xavi Hernandez për t’u përballur me Real Sociedad, pasi ende nuk është regjistruar. Barca arriti të regjistrojë transferimet e reja para ndeshjes së tyre hapëse në La Liga fundjavën e kaluar, por ende duhet…

Sport

21/08/2022 15:04

Jules Kounde nuk do jetë me Barcelonën as në xhiron e dytë të La Ligas.

Kounde është lënë jashtë skuadrës së Xavi Hernandez për t’u përballur me Real Sociedad, pasi ende nuk është regjistruar.

Barca arriti të regjistrojë transferimet e reja para ndeshjes së tyre hapëse në La Liga fundjavën e kaluar, por ende duhet të mbledhin fonde për francezin.

Trajneri spanjoll tha se nuk është i sigurt se çfarë po ndodh me regjistrimin e mbrojtësit, transmeton lajmi.net.

“Për momentin, ne nuk dimë asgjë. Jemi në gatishmëri. Ne jemi duke pritur. Kounde është një lider i madh dhe një lojtar i madh. Shpresojmë që ai ta tregojë atë së shpejti.

Ai është stërvitur shumë mirë, e shoh me humor të mirë, por ne duhet të shesim lojtarë që të mund ta regjistrojmë”, tha Xavi.

Memphis Depay, Pierre-Emerick Aubameyang, Martin Braithwaite, Samuel Umtit janë në listën e largimeve për katalanasit.

Real Sociedad – Barcelona zhvillohet sot, nga ora 22:00./Lajmi.net/