Kosta Rika–Greqia, formacionet e mundshme
Kosta Rika konsiderohet si favorite për t’u kualifikuar në çerekfinale të Botërorit, pas duelit të sontëm ndaj Greqisë. Mirëpo, grekët do ta kërkojnë mrekullinë, si në ndeshje me Bregun e Fildishtë.

Sport
Kosta Rika ishte befasia më e madhe e këtij Botërori, duke i mposhtur gjigantët botërorë si Italia, Uruguai e Anglia, për ta kaluar Grupin D si lider.
Tash, kjo skuadër do të mundohet ta mposht edhe Greqinë, në ndeshjen që do të zhvillohet sonte në Arena Pernambuco.
Në letër, Kosta Rika shihet si favorite, por nuk do ta ketë lehtë pasi grekët kanë një mbrojtje të çeliktë dhe do të mundohen që me kundërsulme ta vazhdojnë mrekullinë, pasi e siguruan kualifikimin në të tetën e finales falë fitores në sekondat e fundit ndaj Bregut të Fildishtë.
Formacionet e mundshme
Kosta Rika (5-4-1): Navas; Gamboa, Duarte, Gonzalez, Umana, Diaz; Ruiz, Borges, Tejeda, Bolanos; Campbell.
Greqia (4-5-1): Glikos; Torosidis, Manolas, Papastathopoulos, Holebas; Salpingidis, Maniatis, Karagounis, Samaris, Christodoulopoulos; Samaras.