Kosova U20 zhgënjen në kualifikimet për Evropian, mposhtet edhe nga Rusia
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat U20, e ka mbyllur me tri humbje turneun kualifikues për Kampionat Evropian, i cili është mbajtur në Lituani.
Sport
Kosova ishte në një grup me Gjermaninë, Lituaninë dhe Rusinë në kualifikimet për Evropianin e hendbollit për grupmoshat U20.
Zëri shkruan se djelmoshat e Fatmir Muhaxherit të dielën e humbën ndeshjen e tretë rresht nga Rusia, me rezultat 32:22.
Të shtunën ekipi shtetëror i Kosovës ka pësuar humbje nga Gjermania me rezultat shumë të thellë, 38:12. Kurse, të premten Kosova ka pësuar humbje me dhjetë gola diferencë nga Lituania, 29:19.