Kosova U19 me fitore bindëse ndaj Kuvajtit U19 në Kampionatin Botëror

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Egjipt, duke mposhtur bindshëm Kuvajtin me rezultatin 36:23. Ndeshja u zhvillua të hënën, në kuadër të fazës së dytë të garave, ku djelmoshat e rinj të Kosovës treguan lojë të disiplinuar në mbrojtje dhe efikasitet të lartë…

Sport

11/08/2025 16:09

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Egjipt, duke mposhtur bindshëm Kuvajtin me rezultatin 36:23.

Ndeshja u zhvillua të hënën, në kuadër të fazës së dytë të garave, ku djelmoshat e rinj të Kosovës treguan lojë të disiplinuar në mbrojtje dhe efikasitet të lartë në sulm.

Sfida e radhës për “dardanët” është të mërkurën nga ora 11:15 kundër Portugalisë. Një fitore ndaj tyre do t’i siguronte Kosovës garën për plasman nga vendi i 17-të deri në të 20-in, ndërsa një humbje do t’i dërgonte në duelet për pozitat 21–24.

Triumfi ndaj Kuvajtit ishte i dyti për Kosovën në këtë Botëror, pas suksesit kundër Marokut në fazën e parë. Deri tani, në katër ndeshje të zhvilluara, bilanci i ekipit është dy fitore dhe dy humbje, me disfatat që kanë ardhur përballë Zvicrës dhe Hungarisë.
Kosova po vazhdon të tregojë progres të dukshëm në skenën ndërkombëtare të hendbollit, duke rritur shpresat për një renditje sa më të mirë në këtë kampionat.