Kosova U-19 përfundon paraqitjen në Botëror, mposhtet në penallti nga Bahreini

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Në ndeshjen për vendin e 23-të, Kombëtares sonë i mungoi fati. Djemtë tanë u mposhtën në penallti nga Bahreini (33:31 rezultati i përgjithshëm). Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë. Në mesin e pjesës së parë Kombëtarja jonë…

Sport

16/08/2025 12:44

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Në ndeshjen për vendin e 23-të, Kombëtares sonë i mungoi fati. Djemtë tanë u mposhtën në penallti nga Bahreini (33:31 rezultati i përgjithshëm).

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë.

Në mesin e pjesës së parë Kombëtarja jonë mbeti pa kapitenin Olsi Mulaj që u përjashtua me të kuq për një moment pafat. Mulaj tashmë i kishte pesë gola.

Kjo bëri që loja jonë të pësoi rënie dhe Bahreini u shkëput në katër gola në pjesën e parë.

Por djemtë tanë nuk u dorëzuan. Në pjesën e dytë konsoliduan radhët, u afruan gradualisht dhe në sekondën e fundit me golin e Suad Pajaziti nga penalltia barazuan në 29:29.

Por në gjuajtjen e penalltive fati ishte me Bahreinin (4:2).

Drijon Istefi u shpall më i miri i ndeshjes. Ai i realizoi gjashtë gola.

Suad Pajaziti i kishte tetë e Amar Muqolli shtatë.

Kombëtarja jonë e përfundoi Botërorin në vendin e 24-t nga 32 ekipe kombëtare pjesëmarrëse.