Rama i kundërpërgjigjet Kurtit, ia numëron punët që si ka kryer Qeveria për çështjen e Lojërave Mesdhetare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvend tentoi që fajin për rrezikimin e humbjes së Lojërave Mesdhetare t’ia lë Komunës së Prishtinës. Këtyre akuzave të Kurtit i është kundërpërgjigjur kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, transmeton lajmi.net. Ai në postimin e bërë ia ka numëruar punët që Qeveria është dashur t’i bëj, e…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvend tentoi që fajin për rrezikimin e humbjes së Lojërave Mesdhetare t’ia lë Komunës së Prishtinës.
Këtyre akuzave të Kurtit i është kundërpërgjigjur kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, transmeton lajmi.net.
Ai në postimin e bërë ia ka numëruar punët që Qeveria është dashur t’i bëj, e që nuk i ka bërë për Lojërat Mesdhetare.
Rama ka treguar se Qeveria nuk i ka kryer pagesat, s’i ka dërguar emrat për delegacion dhe nuk janë përgjigjur në email.
Postimi i plotë:
Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”!
Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anulu për këto arsye!
1. Pagesa s’është kry.
2. Emrat e delegacionit s’janë dërgu.
3. Nuk jeni përgjigjë në email-a.
Kush ka pasë me i bo këto?
1. Qeveria.
2. Qeveria.
3. Qeveria.
Qikaq e thjeshtë është!/lajmi.net/