Kosova rrezikon të mbetet pa Rrahmanin edhe në ndeshjet e nëntorit

Kombëtarja e Kosovës në muajin nëntor zhvillon tri ndeshje, një miqësore përballë Shqipërisë, dhe dy tjera në Ligën e Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Sport

07/11/2020 08:31

‘Dardanët’ në ndeshjet e tetorit u përballën me shumë mungesa shkaku i lëndimeve dhe situatës me COVID-19.

Pikërisht situata me COVID-19 kishte bërë që Amir Rrahmani të mos mund t’i bashkohet Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kapiteni mund të mungojë edhe në sfidat e nëntorit, me Napolin dhe Juventusin që po mendojnë të mos lirojnë lojtarët për këtë grumbullim.

Sipas Corriere dello Sport, Napoli dhe Juventus janë të shqetësuar me pandeminë COVID-19 dhe besojnë se lojtarët duke shkuar në vendet e tyre të lindjes, ata rrezikojnë të infektohen me virusin.

Te Kosova tashmë është konfirmuar mungesa e Milot Rashicës, të cilën Werder nuk e ka liruar për t’iu bashkuar ‘Dardanëve’./Lajmi.net/