Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit
Trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Sport
Kosova ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.
‘Dardanët’ do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, shkruan lajmi.net.
Ndaj Burkina Fasos në Prishtinë më 24 mars dhe ndaj Zvicrës në Cyrih më 29 mars.
Lojtarët të cilët nuk janë ftuar janë: Leart Paqarada dhe Bernard Berisha, ndërsa për herë të parë është grumbulluar sulmuesi kosovar i Hajduk Split, Emir Sahiti.
Më posht lajmi.net ua përcjell listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet.