Kosova përballet me Suedinë me tri mungesa thelbësore
Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” përballë Suedisë, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Pas humbjes së rëndë 4-0 në transfertë ndaj Zvicrës, “Dardanët” kërkojnë të rikthehen me një paraqitje pozitive përballë rivalit skandinav, në një atmosferë që pritet të jetë e zjarrtë me…

Sport
Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” përballë Suedisë, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Pas humbjes së rëndë 4-0 në transfertë ndaj Zvicrës, “Dardanët” kërkojnë të rikthehen me një paraqitje pozitive përballë rivalit skandinav, në një atmosferë që pritet të jetë e zjarrtë me mbështetjen e tifozëve.
Megjithatë, përzgjedhësi Franco Foda nuk do t’i ketë në dispozicion disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Milot Rashica mbetet jashtë për shkak të një lëndimi, që e përjashtoi edhe nga ndeshja ndaj Zvicrës. Po ashtu, Edon Zhegrova është i liruar nga këto dy sfida kualifikuese për shkak të transferimit të tij te gjiganti italian Juventus.
Humbja më e madhe për Kosovën mbetet mungesa e kapitenit Amir Rrahmani, i cili pësoi një lëndim gjatë sfidës në Bazel dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë sonte.
Sfida mes Kosovës dhe Suedisë fillon nga ora 20:45, ndërsa për “Dardanët” është mundësia e dytë për të marrë pikët e para në këtë edicion kualifikues.