Kosova pa Rashicën në ndeshjet e nëntorit

Milot Rashica nuk do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit.

Sport

04/11/2020 23:47

Është Werder Bremen që ka vendosur të mos lëshojë lojtarët për ndeshjet e kombëtareve, raportojnë mediet gjermane, përcjell lajmi.net.

Ky vendim i Werderit bën që Rashica sërish të mos mund t’i bashkohet Kosovës.

Kosova në nëntor zhvillon tri ndeshje, kundër Shqipërisë (miqësore) dhe Sllovenisë dhe Moldavisë (Liga e Kombeve).

Rashica nuk është grumbulluar te Kosova që nga ndeshjet e shtatorit./Lajmi.net/