Kosova në qendër të diskutimeve në BE, zv.ministri Raka kërkon përshpejtimin e integrimit të transportit

Në Bruksel është mbajtur sot takimi i 9-të i Këshillit Ministror të Transportit, ku u mblodhën ministra dhe përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Qëllimi i takimit ishte avancimi i integrimit të transportit si një ndër shtyllat kryesore për zhvillim ekonomik, rritje të lëvizshmërisë dhe afrimin e vendeve të rajonit me BE-në.…

Lajme

05/12/2025 16:45

Në Bruksel është mbajtur sot takimi i 9-të i Këshillit Ministror të Transportit, ku u mblodhën ministra dhe përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor.

Qëllimi i takimit ishte avancimi i integrimit të transportit si një ndër shtyllat kryesore për zhvillim ekonomik, rritje të lëvizshmërisë dhe afrimin e vendeve të rajonit me BE-në.

Kosovën në këtë takim e përfaqësoi zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, i cili mori pjesë në diskutimet për përshpejtimin e përafrimit me standardet evropiane të transportit, zgjerimin e Rrjetit Transevropian të Transportit (TEN-T) në rajon, si dhe forcimin e Korridoreve të Gjelbra – mekanizëm kyç për lehtësimin e qarkullimit të mallrave.

Gjatë takimit u theksua angazhimi i përbashkët për krijimin e një rrjeti modern, të integruar dhe të qëndrueshëm të transportit, që do të ndihmojë proceset e integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit falënderuan Komisionerin Apostolos Tzitzikostas, Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek, përfaqësuesen e presidencës shqiptare si dhe të gjitha delegacionet për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre.